Zëvendëskryeministri Selmanaj priti sot në takim Organizatat e Shoqërisë Civile

Aktuale

Zëvendëskryeministri Selmanaj priti sot në takim Organizatat e Shoqërisë Civile

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 12:33
Zëvendëskryeministri Selmanaj priti sot në takim Organizatat e Shoqërisë Civile

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Driton Selmanaj, priti sot në takim Organizatat e Shoqërisë Civile, ku u diskutua rreth Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Financimin e subjekteve politike, projektligj ky i cili tanimë është edhe pjesë e Programit Legjislativ për vitin 2020.

Përfaqësuesit e Organizatave të Shoqërisë Civile, u shprehën të gatshëm që të vazhdojnë të kontribuojnë në iniciativat ligjore të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës, duke ndihmuar kështu në draftimin e ligjeve.

Njëherësh, zëvendëskryeministri Selmanaj falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim, si dhe vlerësoi lart rolin dhe kontributin e Shoqërisë Civile gjatë gjithë procesit të hartimit të këtij Projektligji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat