Selmanaj priti sot në takim Organizatat e Shoqërisë Civile

Aktuale

Selmanaj priti sot në takim Organizatat e Shoqërisë Civile

Nga: E.R Më: 24 korrik 2020 Në ora: 12:49
Foto nga takimi

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Driton Selmanaj, ka pritur sot në takim Organizatat e Shoqërisë Civile,

Në takim është diskutuar rreth Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Financimin e subjekteve politike, projektligj ky i cili tanimë është edhe pjesë e Programit Legjislativ për vitin 2020, transmeton ''Bota sot''.

Postimi i plotë në Facebook

Sot, kisha nderin ti takoja disa përfaqësues nga Shoqëria Civile, ku diskutuam rreth Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Financimin e subjekteve politike.
Bashkëpunimi gjithmonë sjell ligje, dokumente dhe politika publike më të mira për shoqërinë dhe shtetin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat