Lajmërohet ish ministri Arben Vitia, flet për vdekjen e dy mjekëve

Aktuale

Lajmërohet ish ministri Arben Vitia, flet për vdekjen e dy mjekëve

Nga: A. J Më: 24 korrik 2020 Në ora: 13:37
Arben Vitia

Ish ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka reaguar pas vdekjes se dy mjekëve nga koronavirusi që brenda kësaj dite humben jetën njeri në Prishtinë e tjetri në Gjakovë.

Vitia përmes një postimi në facebook ka shkruar me dhimbje të madhe, sot morëm lajmin për vdekjen e parakohshme të profesor Sylejman Rexhepit. Profesori i urtë, i cili me urtësinë e tij la gjurmë jo vetëm profesionale por mbi të gjitha njerëzore e morale në shumë gjenerata të mjekëve të rinj.

Ai i ka shprehur ngushëllime për familjarët dhe koleget e dy mjekëve që humben jetën nga koronavirusi.

Postimi i plotë:

Me dhimbje të madhe, sot morëm lajmin për vdekjen e parakohshme të profesor Sylejman Rexhepit. Profesori i urtë, i cili me urtësinë e tij la gjurmë jo vetëm profesionale por mbi të gjitha njerëzore e morale në shumë gjenerata të mjekëve të rinj.

Ndarja e tij nga ne, la një boshllëk të madh por akoma më shumë la gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e secilit nga ne që patëm rastin ta njohim.

Ngushëllime familjes dhe të gjithë profesionistëve shëndetësor për këtë humbje të madhe të mjekësisë së Kosovës.

Ngushëllime familjarëve dhe kolegëve edhe për humbjen e secilit prej profesionistëve shëndetësorë në këtë betejë të vështirë, të cilët ishin në vijë të frontit, si dr. Fadil Zuka dhe dr. Ali Tolaj.

Humbja e çdo njeriu është humbje për familjen dhe shoqërinë, humbja e një profesionisti shëndetësor është humbje që rëndon në secilin ngase një mbrojtës më pak për mbrojtjen e jetëve të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat