Tali: Qe tri ditë na shurdhuat për xhaminë

Aktuale

Tali: Qe tri ditë na shurdhuat për xhaminë

Nga: E.B Më: 24 korrik 2020 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Ish këshilltari i Albin Kurtit, Driton Tali, ju drejtohet siç i quan ai, analistave të pavarur të Thaçi-t, ku ka thënë se po të kishte qenë Albini kryeministër kur Erdogani ka privatizuar Aeroportin e KEDS-in, atë do ta akuzonin për filtrim me “erdoganizmin” dhe “islamin politik”.

Tali, ka thënë se që tri ditë e kanë “shurdhuar” për xhaminë duke shitur qytetari e patriotizëm, por duke mos e përmendur Thaçin dhe PDK-në, shkruan “Bota Sot”.

Postimi i plotë:

Ju analistat e pavarur t'Hashimit, me pas qenë Albini kryeministër kur Erdogani e privatizoi Aeroportin e KEDS'in, dhe i morri m'i ndërtu rrugët e shumë investime tjera, nuk ishit duru t'u e akuzu për flirtim me "erdoganizmin" dhe 'islamin politik".

Qe tri ditë na shurdhut  për xhaminë, t'u na shitë qytetari e patriotizem, por asnjëhere se përmendet as Hashimin e as PDK'ën.

Besa edhe LDK'ën, se edhe ajo nuk është pa xhynahe në këtë drejtim.

Ishte në qeveri bashkë me PDK'ën.

Kaq sa pēr paansinë e juve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat