Haziri, VV: Personeli shëndetësor në Klinikën e Pulmologjisë po punon në kushte skandaloze

Aktuale

Haziri, VV: Personeli shëndetësor në Klinikën e Pulmologjisë po punon në kushte skandaloze

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Deputeti i VV-së, Fitim Haziri, ka ngritur shqetësimin rreth kushteve në të cilat po punon personeli shëndetësor në Klinikën e Pulmologjisë .

Haziri thotë se nuk bëhet dezinfektimi i rregullt i hapësirave dhe zyreve ku punon personeli mjekësor dhe nuk ka hapësira të veçanta ku ata mund të përgatiten me veshje për Covid 19.

Haziri pyet se ku është Inspektorati Shëndetësor që nuk monitoron situatën në të cilën po punojnë profesionistët shëndetësore.

Postimi i plotë:

Personeli shëndetësor në Klinikën e Pulmologjisë punon në kushte skandaloze në trajtimin e pacientëve me Covid- 19.

Nuk bëhet dezinfektimi i rregullt i hapësirave dhe zyreve ku punon personeli mjekësor.

Nuk kanë hapësira të veçanta ku mund të përgatiten me veshje për mbrojtje nga Covid-19.

Përveç kushteve të rënda të punës ka edhe mungesë të Pulmologëve në këtë Klinikë, ku në 24 orë punojnë tre Pulmologë për 97 pacientë, dhe gjatë 24 orëve kryejnë edhe vizita në ambulancën specialistike.

Këto janë disa nga kushtet e rënda në të cilat Pulmologët e kryejnë punën e tyre për çdo ditë në trajtimin e pacientëve me Covid-19 dhe si pasojë vetëm në këtë Klinikë që nga gjysma e Qershorit i kemi 17 punonjës me Covid-19.

Çka nëse nesër nuk do ketë kush do na trajtojë në shërimin ndaj këtij virusi?!

Ku është Inspektoriati i Shëndetësisë që nuk shkon për të shikuar se në çfarë kushtesh punojnë këta profesionistë në këtë Klinikë?!

Tre mjekë e humbën betejën me Covid-19 deri sot. Kjo është një humbje për Kosovën, shëndetësinë dhe qytetarët e Kosovës.

Sa do të jenë nesër?! – Këtë nuk e dimë. Shpresojmë dhe lutemi që mos të kemi më raste me fatalitet. Por, nëse do të ketë, kush do ta marrë përgjegjësinë që për shkak të mos ofrimit të kushteve adekuate për të vepruar veprimtarinë e tyre në luftën ndaj Covid-19 do të humbin jetën këta heronjë në këtë luftë të vështirë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat