Blerim Latfi: Marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi nuk mund të arrihet pa prezencën e SHBA-ve në këtë proces

Aktuale

Blerim Latfi: Marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi nuk mund të arrihet pa prezencën e SHBA-ve në këtë proces

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 23:13
Blerim Latifi

Profesori Blerim Latifi në një prononcim për dokumentarin Expose thekson nuk jemi afër një marrëveshjeje finale për shumë arsye.

Latifi potencon se nuk mund të ketë një marrëveshje finale gjithpërfshirëse pa rolin substancial të SHBA-ve në këtë prces

“Nuk konsideroj se jemi pranë një marrëveshjeje finale, për shumë arsye. Arsye e parë është që BE ka një koncept të negociatave që nuk e përfshin arritjen e një marrëveshjeje finale brenda një kohe të shkurter. Koncepti diplomatik me të cilin operon BE, është koncepti i normalitetit  të marrëdhënieve mes dy vendeve, pa e përfshi në kuadër të këtij normalizimi edhe atë që ne e quajme njohje reciproke. BE nuk është e interesuar për një dialog të shpejtë.Nuk  konsideroj se mund të vijmë në një moment kur mund ta kemi një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, pa rolin substancil të SHBA-ve në këtë proces.” tha Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat