Heldt në vetëizolim pas kthimit në Berlin, të hënën e kryen testin për Covid-19

Aktuale

Heldt në vetëizolim pas kthimit në Berlin, të hënën e kryen testin për Covid-19

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 23:23
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, përmes një tweeti në llogarinë e tij ka treguar se është kthyer në kryeqytetin e Gjermanisë, në Berlin.

Heldt tha se aktualisht është në izolim dhe të hënën do ta kryej testin për Covid-19.

“Mbërrita mirë në Berlind. Aktualisht jam në vetizolim deri në testin e së hënës në mëngjes”, është shprehur Heldt.

Tutje, ai ka falëndëruar miqt e tij në Kosovë për përkrahjen që i kanë bërë ambasadorit në rrjetet Sociale.

“Cicërima e parë i dedikohet miqve në Kosovë, të cilët I falënderoj për përkrahjen në rrjetet sociale”, shkruan Heldt.

Ambasadori gjithashtu tha se punën e tij e ka bërë me krenari dhe se ka shijuar kohën sa ka qëndruar në Kosovë.

“Ende me emocione, falënderues dhe ndihem jashtëzakonisht i nderuar. Thjesht bëra punën time me krenari, më pëlqeu dhe e shijova shumë”, shtoi Heldt.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat