Hoti: Pako për rimëkëmbje ekonomike, pritet që të fillojë shumë shpejt

Aktuale

Hoti: Pako për rimëkëmbje ekonomike, pritet që të fillojë shumë shpejt

Nga: E.R Më: 25 korrik 2020 Në ora: 12:32
foto nga vendi ngjarjes

Kryeministri Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook ka treguar se së bashku me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, kanë vizituar sot kompaninë “Eurometal” në Ferizaj.

Hoti ka treguar se Qeveria do ta mbështet sektorim privat përmes politikave qeveritare, përmes pakos për rimëkëmbje ekonomike.

Gjithashtu ka treguar se Pako për rimëkëmbje ekonomike, pritet që shpejt të fillojë të zbatohet në praktikë dhe të kalohet nga pjesa e ndihmës emergjente për bizneset, kah rimëkëmbja dhe zhvillimi ekonomik, transmeton ''Bota sot''.

Postimi i plotë në Facebook

Sektori privat do ta ketë mbështetjen e Qeverisë

I shoqëruar nga ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, vizituam sot kompaninë “Eurometal” në Ferizaj. Kjo kompani është shembull i punës, inovacionit dhe zhvillimit me resurse të veta, duke shfrytëzuar maksimalisht potencialin që ka tregu i Kosovës dhe tregu ndërkombëtar.

Qeveria do të vazhdojë mbështetjen për sektorin privat përmes politikave qeveritare, përmes Pakos për rimëkëmbje ekonomike, e cila pritet që shpejt të fillojë të zbatohet në praktikë dhe të kalohet nga pjesa e ndihmës emergjente për bizneset, kah rimëkëmbja dhe zhvillimi ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat