Zemaj me donacion për QKMF në Deçan

Aktuale

Zemaj me donacion për QKMF në Deçan

Nga: E.R Më: 25 korrik 2020 Në ora: 14:14
Foto nga takimi

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se sot ka qenë në Deçan, dhe ka mbajtur takim me drejtorin Qendrës Kryesore të Mjekësisë̈ Familjare Selmon Berisha, për menaxhimin e situatës me Covid-19

Zemaj ka treguar se kanë dërguar një donacion simbolik me materiale mjekësore dhe mbrojtëse.

''Konfirmova se Deçani do të jetë në prioritetin e angazhimit tim dhe do të mbështeten projektet e caktuara, e do te ofrohet ndihma për përmirësimin e shërbimeve shëndetësorë'', ka shkruar Zemaj, transmeton ''Bota sot''.

Postimi i plotë në Facebook

Kërkesë Në Deçan me drejtorin Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare/QKMF z. Selmon Berisha dhe stafin biseduam për shqetësimet që ka krijuar virusi Sars Covid19, për menaxhimin e situatës si dhe projektet që do të realizojmë në të ardhmen.

Me këtë rast dërguam një donacion simbolik me materiale mjekësore mbrojtëse.

QKMF e Deçanit është në koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë.

Konfirmova se Deçani do të jetë në prioritetin e angazhimit tim dhe do të mbështeten projektet e caktuara, e do te ofrohet ndihma për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Mos u shliro!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat