“Ose Dulla të ndryshoj qasjen, ose të largohet”

Aktuale

“Ose Dulla të ndryshoj qasjen, ose të largohet”

Nga: D.RR Më: 25 korrik 2020 Në ora: 18:49
Avdullah Hoti

Opinionisti Faton Mehmeti, ka kritikuar kryeministrin Avdullah Hoti për menaxhimin e tij si i pari i qeverisë së vendit.

Ai, Hotin e ka quajtur burrë të mirë, por kryeministër të keq.

“Ose Dulla të ndryshoj qasjen, ose të largohet, tjetër s’ka këtu”, ka shkruar ndër tjera Mehmeti në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Avdullah Hoti është burrë i mirë, por kryeministër i keq...shkurt e shqip nuk është për këtë punë. Dështimet e tija janë të shumta në pak ditë kryeministër. Ose Dulla të ndryshoj qasjen ose të largohet, tjetër s’ka këtu..!!

P.S për me tepër në shkrimin e radhës..!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat