Alarmante: Veç këtë javë 30 pacientë vdiqën nga koronavirusi në Kosovë

Aktuale

Alarmante: Veç këtë javë 30 pacientë vdiqën nga koronavirusi në Kosovë

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 22:16
Foto ilustrim

Kosova aktualisht po kalon nëpër një fazë të vështirë në përballjen me pandeminë e koronavirusit.

Deri sot, në vendin tonë janë konfirmuar 6 mijë e 917 raste me COVID-19, teksa 2 mijë e 995 prej tyre vazhdojnë të jenë aktive.

Se situata po vazhdon të jetë tejet alarmante e dëshmojnë edhe shifrat e kësaj jave.

Vetëm nga e hëna e deri sot, në Kosovë kanë vdekur hiç më pak se 30 persona me COVID-19.

Dita e hënë e 20 korrikut në Kosovë shënonte 139 viktima nga COVID-19, teksa sot ky numër ka shkuar në 169.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në lidhje me situatën e krijuar ka kritikuar ashpër Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin që sipas tij kanë treguar neglizhencë në menaxhimin e pandemisë dhe zbatimin e masave të vendosura nga qeveria.

Po ashtu, në Kosovë që nga fillimi i pandemisë janë infektuar me koronavirus edhe gjithësej 756 profesionistë shëndetësor, gjë që e vështirëson luftimin e këtij virusi.

Ndërkaq, në dispozicion aktualisht për pacientë janë 700 shtretër, 570 prej të cilëve janë të zënë me pacientë të hospitalizuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat