Qorrolli: Po ndodh përplasja e madhe dhe e thellë mes dy kategorive në Kosovë

Aktuale

Qorrolli: Po ndodh përplasja e madhe dhe e thellë mes dy kategorive në Kosovë

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 09:53
Vigan Qorrolli

Analisti i çështjeve politike Vigan Qorrolli, ka komentuar përplasjet e fundit në skenën politike në Kosovë.

Ai e ka quajtur të përçarë dhe të tensionuar skenën politike.

Qorrolli ka theksuar se aktualisht përplasja e madhe po ndodh mes dy kategorive: të privilegjuarve jugosllav dhe fshatarësisë së përvuajtur, përcjell Bota sot.

Reagimi i Qorrollit në Facebook:

Në Kosovë aktualisht po ndodh një përplasje e madhe dhe e thellë në mes të dy kategorive antagoniste të shoqërisë: të privilegjuarve jugosllav dhe fshatarësisë së përvuajtur.

Titistët vs Enveristët — një stratifikim ky social i renduar për zhvillimin modern të Republikës në shek. XXI.

Kjo gjë natyrshëm po reflektohet më së shumti në skenën politike, të përçarë e të tensionuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat