Jashari kujton Demaçin: Po na mungojnë këshillat tuaja për bashkim e unitet politik para sfidave që kemi para nesh

Aktuale

Jashari kujton Demaçin: Po na mungojnë këshillat tuaja për bashkim e unitet politik para sfidave që kemi para nesh

Nga: A.SH Më: 26 korrik 2020 Në ora: 19:55
Adem Demaçi

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka kujtuar veprimtarin Adem Demaçin.

Ai ka vlerësuar lart figurën e tij, duke thënë se, kontributi i tij në rrugëtimin tonë historik, vuajtjet e tij si pasojë e qendrimeve, trimërisë, guximit e patriotizmit të tij janë pjesë e pandashme e historisë sonë të lavdishme.

Postimi në Facebook:

Sot, në dy vjetorin e ndarjes nga ne, kujtojmë e nderojmë jetën dhe vepren madheshtore për Liri e Pavarësi të veprimtarit, simbolit të rezistencës e ideatorit tonë, Adem Demaçi.

Kontributi i tij në rrugëtimin tonë historik, vuajtjet e tij si pasojë e qendrimeve, trimërisë, guximit e patriotizmit të tij janë pjesë e pandashme e historisë sonë të lavdishme.

Si një hiperintelektual, mësues i shoqërisë, kritik funksional e largëpamës do të mbetet i paharruar në zemrat tona.

Ai dhe veprat e tij duhet të zënë vendin e merituar në historinë tonë të re.

Baca Adem, edhe sot po na mungojnë këshillat tuaja për bashkim e unitet politik para sfidave të shumta që kemi para nesh.

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës për të cilën sakrifikove shumë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat