Si do të falet Bajrami, Zemaj takohet me Myftiun Tërnava

Aktuale

Si do të falet Bajrami, Zemaj takohet me Myftiun Tërnava

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 11:47
Armend Zemaj, Naim Ternava

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj vizitoi sot Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) ku u prit nga kreu i saj, Muftiu Naim Tërnava.

Në këtë takim, Zemaj është informuar nga kreu i BIK për menaxhimin e deritanishëm nëpër xhamitë e Kosovës dhe zbatimin e masave kundër Covid-19.

Ministri Zemaj e falënderoi Myftiun Tërnava për organizimin e besimtarëve në të gjitha xhamitë e Kosovës për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Bashkëbiseduesit janë pajtuar që bashkëpunimi midis MSh dhe BIK t’i shërbejë ruajtjes së shëndetit dhe mirëqenies së popullatës së Kosovës.

Megjitkëtë, në takim sic duket nuk është folur për mënyren se si do të falet Namazi I Kurban Bajramit.

Ministri Zemaj takohet me Myftiun Tërnava, nuk tregojnë se si do të falet Kurban Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat