Stacioni i policisë në Podujevë, storie e suksesit

Aktuale

Stacioni i policisë në Podujevë, storie e suksesit

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 27 korrik 2020 Në ora: 14:05
Policia në Podujevë

Stacioni i policisë në Podujevë është bërë storie e suksesit, e sidomos në kohën e pandemisë me Covid – 19 , ku gjatë gjithë kësaj kohe, Komandani i stacionit së bashku me vartësit e tij, janë në gjendje gatishmërie që në çdo kohë t’u përgjigjigjen kërkesave të qytetarëve Llapjanë.

Image

Duke e pas parasysh se Komuna e Podujevës është një nga ma të mëdhat me territor por edhe popullsi, duhet theksuar se ky stacion ndoshta është dashur kaherë që të merr kompetenca dhe përgjegjësi më të mëdha.

Edhe në këtë kohë ky stacion është duke punuar me kapacitete të plota edhe përkundër vështirësive që ka në logjistikë, por sukseset janë evidente, duke e pas parasysh se edhe opinioni i qytetarëve është tejet pozitiv për punën dhe profesionalizmin e tyre.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat