Deputetja e AAK-së apelon: 170 eurot e punëtorëve të paguhen para festës së Bajramit

Aktuale

Deputetja e AAK-së apelon: 170 eurot e punëtorëve të paguhen para festës së Bajramit

Nga: E.R Më: 27 korrik 2020 Në ora: 14:20
Donika Kadaj Bujupi

Zbatimi i tërësishëm i Pakos Emergjente Fiskale do të ndodhë vetëm atëherë kur të miratohet projektligji për rishkrimin e buxhetit në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, përmes një postimi në Facebook, ka apeluar që Pakoja Emergjente të paguhet para festës së Bajramit.

Bujupi ka shkruar të gjitha Komisionet përkatëse kryejnë sa më shpejt punën e tyre rreth buxhetit dhe Kryesia e Kuvendit sa më parë të thërrasë seancën në të cilën votohet rishikimi buxhetit.

Gjithashtu ka thënë se Qeveria dhe Kuvendi duhet ta marrin rolin që iu takon në lehtësimin e kësaj gjendjeje.

Postimi i plotë në Facebook

170 EUROT E PUNËTORËVE TË PAGUHEN PARA FESTËS SË BAJRAMIT

Apeloj tek të gjitha Komisionet përkatëse të kryejnë sa më shpejt punën e tyre rreth buxhetit dhe Kryesia e Kuvendit sa më parë të thërrasë seancën në të cilën votohet rishikimi buxhetit. Ekzekutimi i mjeteve të mbetura nga Pakoja Emergjente duhet të bëhet para festës së Bajramit.
Gjendja është e rëndë, Qeveria dhe Kuvendi duhet ta marrin rolin qe iu takon në lehtësimin e kësaj gjendjeje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat