Isa Mustafa rrëfehet për kohën sa ishte i infektuar me Covid-19: Nuk ishte e lehtë!

Aktuale

Isa Mustafa rrëfehet për kohën sa ishte i infektuar me Covid-19: Nuk ishte e lehtë!

Nga: E.R Më: 27 korrik 2020 Në ora: 17:12
Isa Mustafa

276 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në vendin tonë. Derisa janë shëruar edhe 153 pacientë.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, duke thënë se ndjehet i brengosur nga rritja e numrit të infektuar me Covid-19.

Ai ka shkruar se e ka përjetuar këto ditë Covid-19 dhe apelon për kujdes maksimal.

''Të heqim dorë nga ahengjet, dasmat në masë, lëvizjet për pushime e rekreacion, protestat e tubimet, sepse po e shtojmë rrezikun e përhapjes së virusit.

Mos të presim që Qeveria, Ministria e shëndetësisë, institucionet Shëndetësisë, policia, inspektorët mund të na mbrojnë nga kjo pandemi, në qoftë nuk respektojmë rend dhe rregulla. As vendet më të fuqishme nuk po e arrijmë këtë. Ne duhet të bëhemi policë të vetvetes, mjekë të vetvet'', ka shkruar Mustafa në Facebook, transmeton ''Bota sot''.

Postimi i plotë në Facebook

Miq të nderuar
Më brengosi sot numri i të infektuarave prej 276 me Covid-19. E përjetova këto ditë Covidin dhe e shoh për obligim të apeloj për kujdes maksimal. Është një sëmundje atipike, që s’ka rregulla dhe standarde shërimi.
Të heqim dorë nga ahengjet, dasmat në masë, lëvizjet për pushime e rekreacion, protestat e tubimet, sepse po e shtojmë rrezikun e përhapjes së virusit.
Mos të presim që Qeveria, Ministria e shëndetësisë, institucionet Shëndetësisë, policia, inspektorët mund të na mbrojnë nga kjo pandemi, në qoftë nuk respektojmë rend dhe rregulla. As vendet më të fuqishme nuk po e arrijmë këtë. Ne duhet të bëhemi policë të vetvetes, mjekë të vetvetes.
Mund të mbrohemi vet, nëse tregojmë kujdes dhe respektojmë rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe rregullat e Qeverisë.
Unë u trajtova në shtëpi, respektova dhe po respektoj në mënyre absolute rekomandimet dhe udhëzimet e mjekëve tanë. Nuk ishte e lehtë.
Është kjo luftë për të shpëtuar jetën tonë dhe të tjerëve. Duhet gjithë ne të vetëdijesohemi se nëse nuk e marrim seriozisht këtë pandemi atëherë neglizhojmë jetën tonë dhe të atyre me të cilët komunikojmë.
Apeloj qe institucionet shëndetësore të japin sa më shumë informata për qytetarët, që mediat ta kenë prioritet absolut mbrojtjen nga Covid-19 dhe që gjithë ne të mos bëjmë luftë politike por të ndërtojmë kulturë dhe ndërgjegje të respektimit të masave.
Të ndihmojmë dhe të përkrahim punonjësit shëndetësorë dhe SHSKUK që të organizojë hapësirë për të sëmurit në tërë Kosovën. Të ndajmë edhe euron e fundit për shëndetin! IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat