Vdesin edhe dy paciente në Spitalin e Pejës, dyshohet se ishin me COVID-19

Aktuale

Vdesin edhe dy paciente në Spitalin e Pejës, dyshohet se ishin me COVID-19

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme kanë vdekur edhe dy pacientë.

Pacientët ishin të patestuar por të dyshuar për COVID-19.

“Fatkeqësisht gjatë ditës së djeshme 2 paciente të patestuara por të dyshuara me Covid-19 kanë vdekur. Njëra paciente ka qenë nga Komuna e Klinës e moshës 78 vjeçare, ndërsa pacientja tjetër ka qenë e Komunës së Pejës e moshës 84 vjeçare. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerave”.

Njoftimi i plotë:

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19 aktualisht po trajtohen 70 pacientë. 29 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë. ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.

Nga personeli i Spitalit 6 Mjek, 15 Infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19.

Fatkeqësisht gjatë ditës së djeshme 2 paciente të patestuara por të dyshuara me Covid-19 kanë vdekur. Njëra paciente ka qenë nga Komuna e Klinës e moshës 78 vjeçare, ndërsa pacientja tjetër ka qenë e Komunës së Pejës e moshës 84 vjeçare. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerave.

Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë,216 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Nga këta 26 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. Kanë qenë 6 lindje, 1 normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje 2 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 5 operacione, ndërsa 239 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,956 analiza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat