Krasniqi: Po shqyrtohet mundësia e zgjatjes së orarit të gastronomisë

Aktuale

Krasniqi: Po shqyrtohet mundësia e zgjatjes së orarit të gastronomisë

Nga: E.B Më: 28 korrik 2020 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, dhe kryetari i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, Arian Zeka, kanë zhvilluar një takim virtual me përfaqsusesit e bizneseve.

Ministri përmes një postimi në rrjete sociale ka thënë se kan biseduar për situatën e krijuar si pasojë e pandemisë, shkruan “Bota Sot”.

Krasniqi ka thënë së po shqyrtohet mundësia për zgjatjen e orarit të bizneseve të gastronomisë, dhe “Take away” të punohet 24 orë.

Postimi i plotë:

Sot së bashku me kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK), Arian Zeka, zhvilluam një takim virtual me përfaqësues të bizneseve, me të cilët biseduam për situatën e tyre të krijuar si pasojë e pandemisë CoVID-19.

Falenderova z. Zeka për organizimin e këtij forumi virtual, duke theksuar se do të jem përkrah të gjitha bizneseve që veprojnë në Republikën e Kosovës.

Po ashtu theksova se në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë CoVID-19, ndër të tjera po shqyrtohet mundësia e zgjatjes së orarit të bizneseve të gastronomisë si dhe mundësimi i shërbimit “Take away” përgjatë 24 orëve.

Po ashtu, pas votimit të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike në Kuvendin e Kosovës, do t`i hapet rruga Qeverisë për t`i ndihmuar bizneset në përballimin e kësaj situate. 

Edhe një herë potencova se fokus i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë do të jetë mbrojtja e konsumatorëve dhe prodhuesve vendorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat