Prezantohet Memoriali për 1432 fëmijët e vrarë nga forcat serbe

Aktuale

Prezantohet Memoriali për 1432 fëmijët e vrarë nga forcat serbe

Nga: E.B Më: 28 korrik 2020 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Presidenti, Hashim Thaçi është takuar me profesorin, Nusret Pllanën.

Pllana para presidentit ka prezantuar projektin e Memorialit për 1432 fëmijë të Kosovës, të vrarë nga forcat policore dhe ushtarake serbe, shkruan “Bota Sot”.

Thaçi ka thënë se asnjë nga ekzekutuesit e këtyre krimeve nuk ka dal para drejtësisë.

Postimi i plotë:

Profesori Nusret Pllana më prezantoi projektin e Memorialit për 1432 fëmijë të Kosovës, të vrarë nga forcat policore dhe ushtarake serbe në vitet 1981-1999. Asnjë nga ekzekutuesit e këtyre krimeve shtetërore serbe nuk ka dalë ende para drejtësisë vendore dhe as para asaj ndërkombëtare. Pa dënimin e kriminelëve serbë dhe pa drejtësi për viktimat e atyre krimeve nuk shërohen as dhimbjet e plagëve të luftës. HTH

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat