Përplasjet në Kuvend, Isa Mustafa i del në krah Kujtim Shalës, ironizon keq me VV-në: Shala mund t’i rrahë me dije e me argumente prej të parit deri në të fundit të VV-së

Aktuale

Përplasjet në Kuvend, Isa Mustafa i del në krah Kujtim Shalës, ironizon keq me VV-në: Shala mund t’i rrahë me dije e me argumente prej të parit deri në të fundit të VV-së

Nga: N. H Më: 28 korrik 2020 Në ora: 17:44
Isa Mustafa dhe Kujtim Shala

I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar ndaj pretendimeve të deputetit të VV-së, Gazmend Gjyshinca i cili thotë se është sulmuar nga, Kujtim Shala dhe Arben Gashi.

Ai ka ironizuar me VV-në duke thënë “Nëse i lexoni librat e Kujtim Shalës do ta thirrni helikopterin para Kuvendit”.

Tutje ai ka thënë se Akademik Shala mund ti rrahë me dije e me argumente prej të parit deri në të fundit të VV-së.

Shkrimi i plotë:

Kështu është, kur nuk e kupton gjuhen intelektuale të Akademikut Kujtim Shala. Nuk ke kapacitet të mendosh dhe ta kuptosh se çfarë tha dhe thua me rrahu Kujtimi.

Akademik Shala mund ti rrahë me dije e me argumente prej të parit deri në të fundit të VV-së dhe të gjithë së bashku. Ai ka dije e mendjehollësi; ka më shumë libra të botuara sesa VV-ja deputetë.

Frikësohem se nëse deputetët e VV-së i lexojnë librat e Kujtimit dhe nuk i marrin vesh, pasi janë vetëm zhurmues, do ta thërrasin një helikopter, jo makinë të ndihmës së shpejtë, para ndërtesës së Kuvendit.

Deri sot i kanë bërë të gjitha të zezat, e sot improvizojnë se i sulmuan deputetët e LDK-së, sepse duan të luajnë rolin e viktimës.

Tani po pres, që ndonjë diplomat i jashtëm, përkëdhelës i VV-së, të ma sjell një “demarsh” në LDK; ata që u mërzitën shumë kur e prishëm koalicionin me VV-në?! IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat