“Eskalon” Rexhaj, i quan “rrugaçë” deputetët e Albinit – ja çka thotë për Osmanin

Aktuale

“Eskalon” Rexhaj, i quan “rrugaçë” deputetët e Albinit – ja çka thotë për Osmanin

Nga: A.Zh Më: 28 korrik 2020 Në ora: 19:01
Vjosa Osmani në një nga seancat e Kuvendit të Kosovës

Edhe veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhevat Rexhaj, ka komentuar pas akuzave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Gazmend Gjyshinca, se deputetët e LDK-së Kujtim Shala e Arben Gashi, e sulmuan sot fizikisht në Kuvend.

Rexhaj ka reaguar ashpër, duke i quajtur “rrugaçë” deputetët e partisë së Albin Kurtit, përcjell Bota sot.

Ai ka thumbuar edhe kryeparlamentaren Vjosa Osmani.

“Më vlerë ka m...i Kujtim Shalës për me pjellue tokën, se tërë mendjet e rrugaçëve të Albinit! O tutna me idhnohet spikerica.....”, ka shkruar Xhevat Rexhaj në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat