Pas masave të reja të Qeverisë, paralajmërohen skena të pacientëve të shtrirë nëpër korridore

Aktuale

Pas masave të reja të Qeverisë, paralajmërohen skena të pacientëve të shtrirë nëpër korridore

Nga: A.M. Më: 28 korrik 2020 Në ora: 21:56
Foto ilustruese

Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar pas ashpërsimit të masave nga Qeveria e Kosovës.

Ai në postimin e  tij në Facebook, ka shkruar se kufizimi i plotë i lëvizjes këtë javë, sidomos për festën e Bajramit, është e vetmja zgjidhje nëse njëmend synojmë “situatë nën kontroll”.

Postimi i plotë:

Pra, për Qeverinë “ashpërsim” i masave është zgjatja e kohës për lëvizje të lirë të qytetarëve dhe funksionimin e gastronomisë, hapja e çerdheve, fitneseve, pishinave të mbyllura e të tjera.

Kufizimi i plotë i lëvizjes këtë javë, sidomos për festën e Bajramit, është e vetmja zgjidhje nëse njëmend synojmë “situatë nën kontroll”. Përndryshe, do të mësohemi edhe me skenat e pacientëve të shtrirë nëpër korridore, siç jemi mësuar me numra tre-shifrorë të të infektuarve.

Masat tjera janë veç fasadë e dështimeve të deritanishme, asgjë më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat