Profesori rikthen temën për atentatin kundër Veliut, përmend edhe vrasjet e veprimtarëve të tjerë të LDK-së

Aktuale

Profesori rikthen temën për atentatin kundër Veliut, përmend edhe vrasjet e veprimtarëve të tjerë të LDK-së

Nga: M.H Më: 29 korrik 2020 Në ora: 12:37
Agim Veliu

Ndaj ministrit të brendshëm Agim Veliut, më herët është bërë një atentat ndaj të cilit ende nuk është zbuluar se kush e ka bërë.

Në lidhje me këtë tem profesori Binak Maxharraj, iu drejtuar ministrit Veliu duke I thënë që ta zbuloj se kush ia bëri atentatin për ta vrarë atë.

Maxharraj thotë që janë vrarë shumë veprimtar të LDK-së e ndër ta edhe i tentuar për tu vrarë ke qenë edhe ti për atë arsyje zbulo se kush dëshiro të të vrasë pasi tani ke pushtet dhe fuqi.

Ministër, nëse arrijnë bile vetëm atentatorin tënd ta gjejshë për ta qitë para drejtësisi ti do, të mbetësh dhe do të mbahesh mend si ministri i sukseshëm i punëve të brendshme, përfundoi Maxharraj.

Postimi i plotë

MINISTËR VELIU,GJEJE DUSHAMANIN QE DESHTI ME TE VRA.

Ministër Veliu ti ishe njëri nga bashkëpunëtorët i Kryetarit të LDK Ibrahim Rugova qe nga themelimi i LDK. Aferim ministër që 20 vjetë po i fiton zgjedhjet e LDK në Podujevë. Ska kush të del përpara. Ministër Veliu për te dytën herë po je minister i mbrendshëm,si duket të ka pelqy kjo ministri për çka edhe insistonte shefi yt Isa Mustafa për ta marrë.

Ministër Veliu me siguri e din se shumë veprimtar të LDK shok tu u vranë dhe u plagësën fill pas luftës bile do nga ata edhe u dogjën si në furrë të druve. Një ndër ata ndaj të cilat u shprazën plumba ishe edhe ti, më ç’rast vetëm u plagose. Ministër sikur atentatorit që deshti me të vra të mos i dridhej dora ti sot nuk do të ishe i gjallë.

Ministër më mirë i plagosur e i gjallë, se në varr e hero,sepse medaljën hero i Kosovës do ta ndante Presidenti Hashim Thaçi. Minister falë fatit dhe zotit shpetove nga atentati,sepse të jesh i bindur as partia jote(LDK)nuk do të brengosej fortë për zbulimin e atentatorit, sepse LDK i përmendë vresjet e veprimtarëve të vetë të vrarë pas luftës vetëm për nevoja elektorale, kurse as njëherë nuk pati kurajo të shkojë më tutje.

Ministër Veliu tashti je ministër i brendshëm, je njeriu me i fuqishëm në Kosovë, i ke nënsqetulla policinë dhe AKI. Ministër ti e dinë atë thanjën e popullitse:”ai qe nuk është për vetën nuk është për askëndë”.Kjo është e saktë.

Mençuria e popullit nuk ka të krahasuar. Ministër kësaj radhe duhesh të jesh për vete. Më gjithë këtë fuqi që e ke si ministër i brendshëm tento bile ta zbardhësh atentatorin tënd që deshti me të vra, por i shkoi huq, vetëm të plagosi. Ministër, askush nuk po kërkon nga ti të hyjsh llugave për ti zbuluar vrasjet e veprimtarve tjerë të LDK, por bre burr të ka hije bile ta zbardhësh atentatorin që deshti me të vra, por falë zotit shpëtove dhe sot je gjallë shëndosh e mirë. Ministër, nëse arrijnë bile vetëm atentatorin tënd ta gjejshë për ta qitë para drejtësisi ti do, të mbetësh dhe do të mbahesh mend si ministri i sukseshëm i punëve të brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat