Flet deputeti VV-së, tregon për gjendjen e tij shëndetësore pas infektimit me Covid-19

Aktuale

Flet deputeti VV-së, tregon për gjendjen e tij shëndetësore pas infektimit me Covid-19

Nga: E.R Më: 29 korrik 2020 Në ora: 15:16
Fitim Uka

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka,  i cili është infektuar me Covid-19, ka treguar për gazetën “Bota sot”, për përballjen e tij me këtë virus.

Uka ka treguar se kjo është një sfidë mjaft e vështirë në fillim dhe po vazhdon të jetë shqetësim për shëndetin e tij edhe sot.

“Në fillim kisha temperaturë dhe ethe, pastaj kollë të thatë, plogështi, kokëdhimbje, marramendje dhe humbje të shqisës së shijes”, u shpreh deputeti.

Gjithashtu ka treguar se po e menaxhon me lehtë se është drejt fundit, por që është përvojë e mundimshme, duke kërkuar që sa ma pak që ti përjetojmë këto simptoma dhe të mos ketë nevojë për ballafaqimin me sistemin e brishtë shëndetësor.

Deputeti tha se rastet e fundit të shtuara me Covid-19 janë rezultat i keq menaxhimit të Qeverise, “pa ide dhe pa koncept, duke shtuar se bindja qytetare rregullohet me mekanizma shtetërorë, por këta nuk kanë ide se si duhet të veprojnë”.

Ai ka shtuar se është tmerr kjo se çfarë po bëjnë me masat, që ngjason shumë me lojë fëmijësh, dhe se duhet sa më parë ta kuptojnë dhe të ikin në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat