Deputetja e VV-së tregon shkakun se pse e gjetën Gjyshincën të papërgatitur Shala e Gashi për ta sulmuar

Aktuale

Deputetja e VV-së tregon shkakun se pse e gjetën Gjyshincën të papërgatitur Shala e Gashi për ta sulmuar

Nga: A.M. Më: 29 korrik 2020 Në ora: 17:10
Sulmi ne Kuvendin e Kosoves

Deputetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka treguar shkakun se pse deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshincën e gjetën të papërgatitur deputetët e LDK-së në Hollin e Kuvendit.

Ajo në postimin e saj në Facebook, ka publikuar një pjesë të biografisë së Gjyshincës për ta informuar kreun e LDK-së, Isa Mustafën.

Postimi i plotë:

Vitet e kaluara në shkollim dhe ngritje profesionale jashtë Kosovës, ishin një ndër shkaqet që e gjetën të papërgatitur për një goditje kaq të ulët, deputetin zotëri, Gazmend Gjyshinca.

Me këtë rast e bashkëngjis një pjesë te CV-së së Gazmendit sa për informim të Kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa. Ai ende pa u informuar mirë rreth rastit të sulmit nga ana e deputetëve të LDK-së ndaj deputetit të VETËVENDOSJES!, bëri dje një postim që nuk i bën nder.

__

Gazmend Gjyshinca është lindur dhe rritur në Vushtrri. Është në përfundim të Magjistraturës në Institutin e Bashkimit Evropian në kuadër të Universitetit Marmara në Stamboll, me fushë të studimeve Politika të BE-së dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Gazmendi është njohës i gjuhës angleze dhe turke, poashtu zotëron njohuri bazike të gjuhës frënge.

Për vite ka qenë i angazhuar si aktivist i shoqërisë civile në Kosovë dhe rajon. Në të kaluarën ka punuar si hulumtues dhe asistent i projekteve në Grupin për Studime Juridike dhe Politike- GLPS në Prishtinë, si dhe ka qenë anëtar i Asociacionit Ndërkombëtar të Studentëve të Shkencave Politike- IAPSS. Në nivel lokal ka qenë i përfshirë në projektin për ruajtjen dhe rigjallërimin e Kalasë së Vushtrrisë.

Ai poashtu ka marrë pjesë në vizita studimore dhe përvoja pune në institucione si: Universiteti i Parisit-Sorbonës, Universiteti i Gothenburgut, Parlamenti Evropian në Bruksel, Qeveria e Turqisë, si dhe në Kuvendin e Kosovës.

Në qershor të vitit 2019 është pranuar në programin akademik Caux Scholars Program në Zvicër dhe drejtimi që po ndjekë quhet “Conflict Transformation and Peacebuilding”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat