Dedaj kontaktohet nga Specialja, këto ishin akuzat e rënda ndaj Thaçit: Më ka torturu fizikisht, moralisht dhe...

Aktuale

Dedaj kontaktohet nga Specialja, këto ishin akuzat e rënda ndaj Thaçit: Më ka torturu fizikisht, moralisht dhe...

Nga: BS Më: 29 korrik 2020 Në ora: 21:04
Hashim Thaçi

Gjergj Dedaj, ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, ka konfirmuar se është kontaktuar nga Gjykata Speciale.

 “Jam kontaktuar, por nuk jam marrë në pyetje. Disa çështje i kanë kërkuar nga unë.  Vetëm jam kontaktuar, dhe jam i gatshëm në çdo kohë, sepse kam çka të flas”, ka thënë Dedaj.

E kontaktimin nga Specialja, Dedaj e ka bërë publike vetëm pak ditë pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u intervistua për katër ditë rresht nga Gjykata Speciale.

Por edhe pse Thaçi dhe Dedaj ka një kohë të gjatë që i kanë ndrequr raportet mes tyre, dikur ky i fundit e kishte akuzuar rëndë Thaçin.

Dedaj e kishte akuzuar Hashim Thaçin se kishte maltretuar fizikisht.

Sipas tij, ai është njëri prej të arrestuarve të UÇK-së në vitin 1998, ku si pjesë e delegacionit të LDK-së kishte vizituar zonën e luftës në Drenicë, por që aty ishin arrestuar.

“Në vitin 1998 Thaçi e ka ndalur delegacionin e shtetit të Kosovës. Unë isha nënkryetar i Kuvendit. Ishim në vizitë në zonat e luftës. Na ka ndalu Hashim Thaçi me njerëzit e tij. Tha jeni të arrestuar. Arsyeja, thjesht që jeni parti politike që e përkrahni presidentin historik Ibrahim Rugova. Ka pas maltretim fizik, psiqik, moral…disa anëtarë të delegacionit janë torturu edhe fizikisht. Edhe unë jam malltretu fizikisht. Ai edhe na ka marrë në pyetje, na ka bërë presion. Është një krim, e jo një incident”, kishte rrëfyer Dedaj kohë më parë, shkruan “Bota Sot”.

Dedaj kishte paralajmëruar se kur të flas për këtë ngjarje, do të tronditet Kosova.

“Gjergj Dedaj ende s’ka fol. Kur flet Gjergj Dedaj diçka duhet të lëviz në Kosovë”, kishte thënë Dedaj.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat