Covid-19, Minxhozi: Reciprocitet masash Kosovë-Shqipëri, turizmi në rënie

Aktuale

Covid-19, Minxhozi: Reciprocitet masash Kosovë-Shqipëri, turizmi në rënie

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 22:15
Qemal Minxhozi

Qeveria e Kosovës ndërmorri një sërë masash mbrëmjen e djeshme (28 korrik), kundër Covid-19.

Një ndër masat e marra ishte dhe testi negativ për Covid-19, për shtetasit nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, dhe Bosnja Hercegovinë, para hyrjes në territorin e Kosovës.

Por ky vendim u pezullua ditën e sotme (29 korrik), pasi Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka sqaruar se qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës Lindore së Preshevës nuk do t’u kërkohet testi për Covid-19 me rastin e hyrjes në Kosovë.

Për ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi, ka pasur një mungesë kuptimi të vendimit të qeverisë Hoti. Në një lidhje përmes Skype për ‘Ora News’, ai tha se reciprociteti midis Kosovës dhe Shqipërisë është në shkallë maksimale.

Qemal Minxhozi: ”Ka pasur një mungesë kuptimi të vendimit të qeverisë së Kosovës në lidhje me çfarë masash duhen marrë për shtetasit jashtë Kosovës. Në vendim thuhet që do të shikohet problemi i reciprocitetit, dhe kjo pikë nuk ishte kuptuar mirë nga publiku, sepse reciprociteti midis Kosovës dhe Shqipërisë, është në shkallë maksimale. Derisa nuk u pranua që shtetasit e Kosovës të futeshin në izolim për një javë pas kthimit nga Shqipëria, automatikisht bëri që edhe ajo predispozitë e cila ka qenë që duhet shtetasit e Shqipërisë të paraqesin dokument për testin e Covidit, ra.”

”Shqipëria dhe Kosova ndodhen jo vetëm afër gjeografikisht me njëri-tjetrin, por kemi të njëjtën mentalitet sjelljeje, të njëjtën kulturë, jemi më pak se çduhet indiferentë, nuk jemi zbatues të rregullut të protokollit të kësaj sëmundjeje vrastare.”

Sipas Minzhit, turizmi në Shqipëri ka pësuar një ulje, pasi numri i shtetasve nga Kosova që hyjnë në vend është reduktuar ndjeshëm, për shkak të pandemisë.

Qemal Minxhozi: ”Kosova dhe Shqipëria kanë qenë në hapat e para të shtrirjes së sëmundjes, tani dodhen në një fazë më intenvisve. Sot në të dy anët e kufirit ka 100, 150 raste në ditë, duhet një operacion i përbashkët. Nuk bëhet fjalë për mbyllje kufijsh, por duhet të bashkërëndojmë. Këtu nuk diskutohet aspekti ekonomik se sa fiton Shqipëria nga turistët nga Kosova. Sot turizmi i Kosovës në Shqipëri ka një zbutje shumë të madhe në krahasim me vitin e kaluar.”

‘‘Sot ne kemi 30% të njerëzve që shkojnë nga Kosova në Shqipëri gjatë fundjavave, kursë në ditë normale ka qenë në 24%. Fundjava më e mbushuar me turisitë nga Kosova ka qenë 15-17 mijë, dhe krahasuar me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë ishte 60 mijë. Ne po luftojmë në të dy anët e kufirit, dhe është shumë e rëndësishme njerëzit të ndërgjegjësohen për këtë virus.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat