Haki Abazi i quan “rrugaçë” Kujtim Shalën e Arben Gashin

Aktuale

Haki Abazi i quan “rrugaçë” Kujtim Shalën e Arben Gashin

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 11:20
Haki Abazi

Gjatë ditës së djeshme është publikuar videoja nga përplasja mes deputetëve të VV-së dhe atyre të LDK-së në korridoret e Kuvendit.

Në pamje shihet se pas mbledhjes së komisionit ka pasur një incident në mes të Gazmend Gjyshincës nga VV e Arben Gashit e Kujtim Shalës nga LDK.

Gjyshinca tha se është goditur nga deputeti Arben Gashi, gjersa i njëjti ka pohuar se nuk e ka prekur me dorë.

Këto pamje të publikuara i ka komentuar edhe ish-zëvendëskryeministri, Haki Abazi. Abazi i ka quajtur rrugaçë deputetët e VV-së, derisa ka thënë se kjo që ka ndodhur është e turpshme

“Sulmi kundër Gazmendit i kryer prej rrugaçëve në hapësirat e parliamentit- turp!”, ka shkruar shkurt Abazi sipër videos së publikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat