Pasuria e ish- ministrit në Qeverinë e Kosovës, si dhe borxhet mbi 100 mijë euro

Aktuale

Pasuria e ish- ministrit në Qeverinë e Kosovës, si dhe borxhet mbi 100 mijë euro

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 13:27
Mahir Yagcilar

Agjencioni Kundër Korrupsionit (AKK) ka publikuar pasurinë e disa zyrtarëve të shtetit.

Pasurinë e tij për këtë agjencion e ka deklaruar edhe ish-ministri në Qeverinë e Kosovës, Mahir Yagcilar.

Ai ka deklaruar një shtëpi me lokal e oborr, në vlerë prej 260 mijë euro.

Një banesë të blerë me kredi, në vlerë prej 65 mijë euro.

Tutje, Yagcilar ka deklaruar në pronësi të bashkëshortes edhe truall të blerë me kredi dhe kursime, 31 mijë e 570 euro.

Të blerë nga kursimet në vitin 2018, ai e ka deklaruar edhe një garazh në vlerë prej 6 mijë e 500 euro.

Ish- ministri nuk ka deklaruar të ketë ndonjë veturë personale, deri në në emër të bashkëshortes një të blerë me kursime dhe kredi “Veturë Renault Modus”.

Derisa ari, si dhuratë martesore ai ka thënë të ketë bashkëshortja e tij në vlerë 3 mijë euro.

Yagcilar, ka edhe detyrime financiare.

Ai ka një kredi të marrë në vitin 2018, 98 mijë euro, kurse një borxh tjetër prej 15 mijë euro ndaj personit P.R. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat