​Thaçi dekoron BIK-un me urdhrit të pavarësisë

Aktuale

​Thaçi dekoron BIK-un me urdhrit të pavarësisë

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 15:54

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, nga ku ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit, si dhe ka dekoruar BIK-un me urdhrit të pavarësisë.

Presidenti Thaçi ka uruar Bajramin përfaqësuesve të BIK dhe gjithë shqiptarëve.

Thaçi: Uroj që kjo festë të jetë festë e solidaritetit

“Uroj që kjo festë të jetë festë e solidaritetit, mirëkuptimit, dashurisë dhe respektit në mes të njerëzve. Në një vend të harmonisë, tolerancës dhe mirëkuptimit dhe në të njëjtën kohë gjithmonë t’i kujtojmë të rëndët për lirinë e Kosovës dhe të punojmë për gjeneratat e ardhshme”, tha ai.

Thaçi tha se duke vlerësuar lartë kontributin e Bashkësisë Islame në përpjekje për liri, ka vendos t’i ndaj “Urdhrin e Pavarësisë”.

Thaçi: Kam vendos që të ndaj dekoratën e urdhrit të pavarësisë për Bashkësinë Islame

“Duke vlerësuar lartë kontributin e Bashkësisë Islame me dekada në përpjekje për liri, pavarësinë, çlirimin e Kosovës, në përputhshmëri me angazhimet e mija kushtetuese dhe ligjore, duke njohur shumë dhe vlerësuar lartë atë kontribut, si president i vendit, unë kam vendos që të ndaj dekoratën e urdhrit të pavarësisë për Bashkësinë Islame“, ka thënë Thaçi.

Myftiu i Kosovës, Naim Ternava tha se edhe BIK ishte pjesë e kontributit si para luftës, ashtu edhe gjatë luftës në Kosovë.

Ternava: Dëshmorët duhet gjithmonë t’i kujtojmë

“Për neve është një kënaqësi e veçantë edhe ndarja e kësaj dekorate sot për Bashkësinë Islame të Kosovës, e cila në të vërtet siç e thanë edhe ju zoti presidenti ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm edhe para luftës por edhe gjatë dy viteve të luftës me okupuesit klasik të cilët e kishin okupuar Kosovën dhe fal asaj lufte të drejt çlirimtare, sot Kosova është e lirë, është shtet sovran, i pavarur, i pranuar ndërkombëtarisht, i anëtarësuar në shumë mekanizma ndërkombëtar, me një prosperitet dhe gatishmëri për të ecur përpara se deri tash. Sigurisht që dëshmorët duhet gjithmonë t’i kujtojmë“, tha ai.

Ai tha se sot kujtojnë edhe 37 imamët e BIK-ut, të cilët ranë dëshmorë në luftën e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat