Kërkohet bashkëpunim LDK-PDK që vendi të mos shkojë në zgjedhje

Aktuale

Kërkohet bashkëpunim LDK-PDK që vendi të mos shkojë në zgjedhje

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 23:29
Kadri Veseli dhe Isa Mustafa

Blerim Shala, këshilltar politik i presidentit Hashim Thaçi, ka deklaruar se janë shkaktuar pasoja me publikimin e njoftimit të propozim akakuzës ndaj Thaçit nga Prokuroria e Specializuar e Hagës.

“Presidenti Hashim Thaçi ka potezë të qartë nëse i konfirmohet aktakuza nuk ka kurrfarë obligimi ligjor dhe moral që sot të ofrojë dorëheqje. Objektivisht në rrethana normale të procedurës ligjore nuk është dashtë të dihet që ka propozim aktakuzë, edhe sipas rregullores së brendshme”, ka thënë ai në Klan.

“Po mos të ishte ajo deklarata publike e Prokurorisë, apo Press Release, presidenti do të shkonte në SHBA si dhe do të vazhdonte takimet e Brukselit. Pra po mos të ishte Press Release do të vazhdonte jeta. Pasojat janë të qarta, ato janë shkaktuar. U pamundësua takimi i Washingtonit nuk kishte synime që të bëhet marrëveshja e madhe me 27 qershor”.

“Pasojat evidente ka ftohje në raportet e Shtëpisë së Bardhë dhe Brukselit, kjo është e para.Ajo e dyta është se presidenti ka bërë të qartë se nëse ndodh konfirmimi i aktakuzës ai jep dorëheqje”.

Shala ka deklaruar se LDK dhe PDK duhet të bëjnë një marrëveshje për bashkëqeverisje për të mos shkuar vendi në zgjedhje, në rastet kur presidenti e përfundon mandatin dhe në rastin kur atij i konfirmohet aktakuza nga Prokuroria e Specializuar, për të cilën Thaçi ka deklaruar se do të jap dorëheqje.

“Sepse moszgjidhja e presidentit e dërgon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Në rrethana normale me Kushtetutën e Kosovës presidentit i skadon mandati me 7 prill të vitit të ardhshëm. Dhe jo më larg se 30 para skadimit të mandatit duhet të zgjidhet presidenti i ri”.

“Nëse nuk zgjidhet presidenti vendi shkon në zgjedhje. Mendoj që ne mund të bëjmë vetëm spekulime se a do të ketë ngritje të aktakuzës apo s’do të ketë por që ka prodhuar efekte politike brenda Kosovës ka prodhuar”.

“Prandaj ka momente interesante mund të ketë bashkëpunime ndërmjet dy partive të mëdha tradicionale PDK dhe LDK, që ta bëjnë një qeveri të gjerë”.

“Që do të prodhonte atë kualitetin e numrit të deputetëve që mund të zgjedhin presidentin e ri, nëse do të jetë e pashmangshme zgjedhja e presidentit të ri”.

“Supozojmë se nuk ka gjë dhe aktakuza nuk do të konfirmohet dhe presidenti Thaçi është në detyrë deri më 7 prill. Në këto rrethana nuk e di si mund të bëhen 80 depuet deri më 7 mars të votojnë presidentin”.

“Nëse dëshirohet të shmangen zgjedhjet në prill-maj të vitit të ardhshëm duhet të ketë marrëveshje me bashkëpunim LDK-PDK. Ky bashkëpunim duhet në çdo variant si në atë që konfirmohet aktakuza si në atë që nuk konfirmohet pasi mandati i përfundon presidentin më 7 prill të vitit të ardhshëm”, ka thënë Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat