Veseli: Sot kanë dhimbje të mëdha ata që humbën më të dashurit e tyre nga COVID-19

Aktuale

Veseli: Sot kanë dhimbje të mëdha ata që humbën më të dashurit e tyre nga COVID-19

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 09:58
Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Ai thekson se sot jemi të obliguar t’i respektojmë masat dhe ta ruajmë njëri-tjetrin.

Postimi i plotë:

Shumë nga ne, sot nuk do të mund t’i urojmë nga afër prindërit, familjarët, të afërmit, miqtë.

Dhe as besimtarët nuk do të mund të falen në xhami.

Është kohë tjetër kjo, kur jemi të obliguar t’i respektojmë masat dhe ta ruajmë njëri-tjetrin.

Të tjerë, sot kanë dhimbje shumë të mëdha, sepse kanë humbur më të dashurit e tyre në betejë me Covid-19.

Le të shpresojmë që kjo pandemi të kalojë sa më parë dhe me sa më pak vuajtje.

Gëzuar Festën e Bajramit, me lutjen që ditë më të mira të vijnë për të gjithë dhe që secili të ketë paqe e begati. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat