Pasuria e Skënder Hysenit, shtëpia e vetura luksoze

Aktuale

Pasuria e Skënder Hysenit, shtëpia e vetura luksoze

Nga: H.O. Më: 31 korrik 2020 Në ora: 14:12
Skënder Hyseni

Skënder Hyseni është zgjedhur koordinator i Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi. Hyseni dikur ishte ministër i Punëve të Brendshme. Sa ishte në këtë pozitë, Hyseni ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Tri vite më parë ai kishte deklaruar se në pasurinë e paluajtshme posedon një shtëpi dhe një banesë, të dyja në vlerën 470 mijë euro, apo rreth gjysëm milioni.

Hyseni ka deklaruar se posedonte një veturë Audi në vlerën 30 mijë euro dhe mbante 4.200 euro të kursyera.

Paga e tij mujore si ministër kishte vlerën 1,187, e bashkëshortes së tij si mësimdhënëse, 470 euro he fëmijëve që punojnë në bank, 1300 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat