31 viktimat e fundit nga koronavirusi, vjen reagimi nga Vjosa Osmani

Aktuale

31 viktimat e fundit nga koronavirusi, vjen reagimi nga Vjosa Osmani

Nga: A.J Më: 31 korrik 2020 Në ora: 16:00
Vjosa Osmani

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani pas vdekjeve të shumta nga koronavirusi në vend, ka reaguar ashpër përmes një postimi në faqen e saj në facebook.

31 familje po i varrosin më të dashurit e tyre, që humbën jetën dje (16) e sot (15) nga virusi Covid19. Ditët e festave janë ditë kur zotërojnë gëzimi e hareja, por sot, disa familje po i jepin lamtumirën e fundit atyre që i deshën më së shumti.

Osmani ka kërkuar nga qytetarët që në ditën e Festes se Bajramit mos t’i injoroni këshillat e mjekëve për festë nga distanca, ju lus mendoni për 227 familjet që sot kanë dhimbje për fëmijët, vëllezërit, motrat apo prindërit e tyre, të cilët i humbën për shkak të pandemisë.

Postimi i plotë:

31 familje po i varrosin më të dashurit e tyre, që humbën jetën dje (16) e sot (15) nga virusi Covid19. Ditët e festave janë ditë kur zotërojnë gëzimi e hareja, por sot, disa familje po i jepin lamtumirën e fundit atyre që i deshën më së shumti. Lutem që Zoti t’ua lehtësojë dhimbjen në këto kohë të rënda e për humbjen e madhe jo vetëm për familjet por për gjithë shoqërinë tonë.

 

Prandaj nëse u shkon mendja që për këtë Bajram t’i injoroni këshillat e mjekëve për festë nga distanca, ju lus mendoni për 227 familjet që sot kanë dhimbje për fëmijët, vëllezërit, motrat apo prindërit e tyre, të cilët i humbën për shkak të pandemisë. Dhimbja e tyre le të shërbejë si alarm për të gjithë për rrezikun e këtij virusi e në veçanti për institucionet që e kanë për obligim të mbrojnë jetën e qytetarëve.

 

Ngushëllime edhe njeherë të gjitha familjeve që humbën më të dashurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat