Frekuentimi i kafeneve nga qytetarët e Kosovës, reagon ashpër psikiatria Valbona Tafilaj

Aktuale

Frekuentimi i kafeneve nga qytetarët e Kosovës, reagon ashpër psikiatria Valbona Tafilaj

Nga: A.M. Më: 1 gusht 2020 Në ora: 09:20
Dr. Valbona Tafilaj

Përkundër numrit të madh të personave të infektuar më Covid19 në Kosovë, qytetarët nuk i ndalin ndejat e ndryshe.

Gjatë mbrëmjes së premtes qytetarët e Gjakovës dhe të Prizrenit frekuentuan kafenetë dhe qendrat tregtare.

Këto pamje të qytetarëve u publikuan edhe në mediat vendore, duke e alarmuar këtë gjendje.

Lidhur me këtë ka reaguar Dr. Valbona Tafilaj. Ajo në postimin e saj në Facebook, ka publikuar këto foto, duke i quajtur qytetarët shoqëri psikopatë.

Postimi i plotë:

Si Psikiatër që jam nuk kam ça them më shumë përveç se SHOQËRI PSIKOPATE!

Image
Foto e publikuar ne Facebook
Image
Foto e publikuar ne Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat