“Ma tmerruan familjen”, Isa Mustafa mposhtë koronavirusin, ka dy fjalë për ata që ia sajuan varrimin e tij, falënderon Osmanin dhe shumë emra të tjerë

Aktuale

“Ma tmerruan familjen”, Isa Mustafa mposhtë koronavirusin, ka dy fjalë për ata që ia sajuan varrimin e tij, falënderon Osmanin dhe shumë emra të tjerë

Nga: N.Sh Më: 1 gusht 2020 Në ora: 10:58
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është shëruar pas infektimit me COVID-19.

Mustafa, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se ka rezultuar negativ.

Ai ka falendëruar të gjithë ata që janë përkujdesur dhe e kanë uruar që të dal faqebardhë me këtë virus vdekjeprurës.

Ai ka folur edhe për ata personat që ia dëshiruan vdekjen dhe sajuan varrimin e tij.

Mustafa në postimin e tij, edhe këtyre u ka dëshiruar shërim edhe pse ia tmerruan familjen.

Postimi i plotë:

Miq të nderuar

Dua te ndaj me ju lajmin se kam rezultuar negativ, pas përballjes me Covid-19.

Kam nderin të falënderoj gjithë ata që janë lutur për shëndetin tim. Familjen time të mrekullueshme për kujdesin e pareshtur, bashkëshorten Qevseren, vajzën time, doktoreshën Afërditë, djemtë Arbenin e Besnikun dhe nipin tim Metin; motrat dhe vëllezërit.

Një falënderim të veçantë e meritojnë mjekët tanë të fushave të ndryshme që më udhëzuan dhe rekomanduan kur kisha nevojë, prof. Dr Sali Ahmeti, prof. Dr Afrim Gashi, dr. Rexhep Manaj, dr. Valbon Krasniqi, prof. dr. Venera Berisha-Muharemi, dr. Bujar Gjikolli. Mjekët dhe sistemi shëndetësor meritojnë shumë më shumë sesa që ne u ofrojmë.

Falënderoj për mbështetje nga bashkëpunëtorët e LDK-së, kolegët nga ASHAK dhe Universiteti i Prishtinës!

Falënderoj Presidentin Thaçi, Presidenten Jahjaga, Kryeministrin Hoti, Kryeparlamentaren Osmani, Kryetarin e PDK-së, Veseli, Kryetarin e AAK-sê, Haradinaj, Kryetarin e Nismës, Limaj, kryetarin e AKR-së, Pacolli, kryetarin e Prishtinës, Ahmeti, nënkryetaren e Kuvendit nga VV, Nagavci; burrështetasit shqiptarë: Presidentin Ilir Meta, Presidentin, Sali Berisha, Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e PD, Lulzim Basha, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramos Ruçi, Sekretarin e PS, Taulant Balla, kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti; si dhe ambasadorin e SHBA-së Kosnett, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Abott, ambasadorin e Italisë, Orlando, ambasadori zviceran, Lebet, deutetë të pozitës dhe opozitës dhe shumë qytetarë për tregimin e kujdesit dhe urimet e tyre për shëndetin tim.

Miq të nderuar, kishte edhe të tillë që i duartrokitën sëmundjes time e që uruan vdekjen time.

Pati të sojit që sajuan varrimin tim virtual në rrjetet sociale e ma tmerruan një pjesë të familjes e cila nuk ishte në rrjedhë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodhë.

Edhe këtyre iu uroj shëndet; fëmijëve dhe familjeve të tyre! Fati ynë është që tjetërkush vendosë për jetën tonë, ndërsa me disa merret drejtësia.

Covid-19 po bënë të veten, por ne duhet ta bëjmë tonën, të respektojmë rregullat që kërkohen nga institucionet shëndetësore.

Uroj që ata që janë prekur me Covid-19 të shërohen sa më shpejtë, kurse me dhembje të thellë u shpreh ngushëllime të gjitha familjarëve që humbën të afërmit e tyre. IM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat