Deputeti i VV-së këshilla Qeverisë: S’është vonë, merreni formulën e Arben Vitisë

Aktuale

Deputeti i VV-së këshilla Qeverisë: S’është vonë, merreni formulën e Arben Vitisë

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 12:57
Arben Vitia

Deputeti i VV-së, Fitim Uka, ka shpërndarë në rrjetin social Facebook disa fotografi se si punohej me orar të zgjatur në kohën e ministrit, Arben Vitia.

Uka thotë se në atë kohë punohej me orar të zgjatur, larg syrit të kamerave dhe numrat ishin indikatorë suksesi.

“Përballë sulmeve të paskrupullta e të shpeshta, determinantët e triumfit mbi pandeminë ishin profesionalizmi, vullneti dhe bashkëpunimi.Mund te jetë vonë, por jo shumë vonë për të modeluar këtë formulë suksesi!” shkruan ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Dikur ishim model për menaxhimin e pandemisë.

Punohej përtej orarit të zakonshëm e larg syve të kamerave, por numrat ishin indikatorë suksesi. Përballë sulmeve të paskrupullta e të shpeshta, determinantët e triumfit mbi pandeminë ishin profesionalizmi, vullneti dhe bashkëpunimi.

Mund te jetë vonë, por jo shumë vonë për të modeluar këtë formulë suksesi!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat