10 të vdekur dhe 224 raste të reja nga Koronavirusi sot në Kosovë

Aktuale

10 të vdekur dhe 224 raste të reja nga Koronavirusi sot në Kosovë

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 15:10

(E plotësuar) - Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 224 raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 434 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 224 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 8.554 raste nga 36.943 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 237 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.730 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.588.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 70 raste, komuna Ferizaj 20 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Kaçanik 13 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Podujevë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe komuna Shtime 1 rast.

 
Image

***

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të premten, se në 24 orët e fundit kanë vdekur 10 pacientë me COVID-19.

Sipas IKSHPK-së, të gjithë pacientët që humbën betejën me koronavirusin kishin sëmundje shoqëruese.

Ndërkohë, rastet e fundit pozitive 224 kanë dalë nga 434 mostra të marra nga QKUK-ja, spitalet rajonale dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

***

10 vdekje nga koronavirusi janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.

Në gjithë Kosovën deri tash kanë vdekur më shumë se 227 persona, janë infektuar më shumë se 8 mijë e 330 dhe janë shëruar më shumë se 4578 pacientë.

Aktualisht, në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar rreth 600 pacientë derisa po paralajmërohet se po përfundojnë kapacitetet spitalore shkaku i numrit të madh të të infektuarve me COVID-19.

Në gjithë botën janë prekur me shumë se 17 milionë njerëz me koronavirusin e ri, kanë vdekur më shumë se 600 mijë të tjerë dhe janë shëruar mbi 10 milionë pacientë.

***

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj po mban konferencë për media para Klinikës Infektive në Prishtinë.

Në këtë konferencë publikohen edhe rezultatet ditore për Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat