Shefi i tij paralajmëron shtrëngim të masave, Driton Selmanaj pa maskë në kafene

Aktuale

Shefi i tij paralajmëron shtrëngim të masave, Driton Selmanaj pa maskë në kafene

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 16:52
Driton Selmanaj pa maskë në kafene

Zëvendëskryeministri i Qeverisë Hoti, Driton Selmanaj, nuk po përfillë vendimet e Qeverisë për masat parandaluese për përhapjen e infeksionit COVID-19.

Në një fotografi të publikuar nga një qytetar në rrjetin social Facebook, Selmanaj shihet në një nga kafenetë duke pirë kafe me një person tjetër.

Por ajo çka vërehet në fotografi është se asnjëri nga ta nuk është i pajisur me maska mbrojtëse ndaj koronavirusit.

Muajin korrik në Kosovë është rënduar shumë gjendja me koronavirus dhe numri i rasteve të reja me po rritet dita-ditës.

Si pasojë e kësaj gjendjeje, Qeveria e Kosovës ditë më parë mori një sërë vendimesh për masa të reja parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Shefi i Qeverisë, Avdullah Hoti, ka thënë se  është vlerësim i përgjithshëm se momentalisht (në mungesë të vaksinës) i vetmi shpëtim është zbatimi rigoroz i masave: maska, distanca, higjiena dhe evitimi i grumbullimit në masë të qytetarëve.

Kujtojmë se që nga 1 korrikut, bartja e maskave mbrojtëse ndaj COVID-19 është bërë obligative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat