Zemaj konfirmon se gjobitën dhe mbyllën shumë kafiteri, paralajmëron ashpërsim të masave

Aktuale

Zemaj konfirmon se gjobitën dhe mbyllën shumë kafiteri, paralajmëron ashpërsim të masave

Nga: A.Zh Më: 2 gusht 2020 Në ora: 12:12
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka konfirmuar se mbrëmë gjatë aksionit me Inspektoratin qendror dhe atë lokal, të mbështetur nga Policia e Kosovës, janë gjobitur dhe mbyllur shumë kafiteri.

Ato janë mbyllur për shkak të mos respektimit të masave anti-Covid. Zemaj ka paralajmëruar se ashpërsimi i zbatimit të masave do të vazhdojë, përcjell Bota dot.

Ai ka ftuar bizneset që të zbatojnë masat për parandalimin dhe përhapjen e pandemisë, në të kundërtën do të ketë ndëshkime.

“Mbrëmë, bashkë me Inspektoratin qendror dhe atë lokal, të mbështetur nga Policia e Kosovës isha në terren për të parë nga afër ashpërsimin e zbatimit të masave, të cilin e paralajmëruam gjatë ditës! Pas inspektimit, për shkak të mosrespektimit të masave, u gjobitën dhe u mbyllën shumë kafiteri! Ky ashpërsim i zbatimit të masave do të vazhdojë! Prandaj, për ta ruajtur shëndetin dhe jetët tuaja, kërkoj nga të gjitha bizneset dhe qytetarët që të zbatojnë masat për parandalimin dhe përhapjen e Covid-19, përndryshe do të ketë ndëshkime! Lufta për ruajtjen e shëndetit publik nuk është luftë vetëm e institucioneve dhe e mjekëve por e të gjithëve!”, ka shkruar ministri në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat