Situata pandemike, deputeti i VV-së, Zemajt: I pa përgjegjshëmi dhe përgjegjësi jeni pikërisht ju

Aktuale

Situata pandemike, deputeti i VV-së, Zemajt: I pa përgjegjshëmi dhe përgjegjësi jeni pikërisht ju

Nga: A.SH Më: 2 gusht 2020 Në ora: 18:08
Vetëvendosje

Deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj duke thënë se, përgjegjësi është pikërisht Zemaj së bashku me Avdullah Hotin për situatën e krijuar nga pandemia.

Sipas tij, ata me pozitat të cilat i kanë grabitur, i bënë përgjegjës për gjithë këtë situatë të krijuar nga padituria. injoranca e lakmia që keni për pushtet

Postimi në Facebook:

O Armend Zemaj, i pa përgjegjshëmi dhe përgjegjësi jeni pikërisht ju, se bashku me Avdullah Hotin. Pozitat të cilat i keni grabitur ju, juve ju bëjnë përgjegjës për gjithë këtë situatë të krijuar nga padituria, injoranca e lakmia që keni për pushtet.

Si nuk ju vjen turp të akuzoni për papërgjegjshmëri të tjerët, kur ju angazhoni këshilltar të cilët e kanë të përfunduar vetëm shkollën fillore, kur ju në kabinetin tuaj nuk keni asnje profesionist shendetësor, kur ju jeni jurist e keni grabitur poziten e ministrit të Shëndetësisë. Kur Z. Hoti emëron zv. ministra pa fakultet, zv. ministrat me akuza për korrupsion, zv Ministra me akuza për tentim vrasje, nuk ka të keqe që nuk e keni në qeverisjen tuaj.

Kjo çka jeni duke i bërë vendit e qytetarëve do të përfundoj shpejt. Por ju kurr nuk do të harroheni për dëmet që i shkaktuat, do të jeni përgjegjës për çdo gjë që keni bërë.

Të dashur qytetar, kujdesuni për vetën tuaj, ruajeni shëndetin duke respektuar masat. Zoti na ndihmoft të dalim sa më shpejt nga kjo situatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat