Një person nga Zhegra humb betejën me COVID-19 - Bota Sot
Një person nga Zhegra humb betejën me COVID-19

Aktuale

Një person nga Zhegra humb betejën me COVID-19

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 22:53
Ilustrim

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar edhe për një vdekje nga Covid-19 në këtë komunë.

Përmes një statusi në Facebook, Haziri ka thënë se një bashkëqytetar nga Zhegra ka humbur betejën me Covid-19, duke i shprehur ngushëllime familjes së viktimës.

Në këtë komunë kahmë humbur jetën 17 persona nga fillimi i pandemisë.

“#Dita143. Me keqardhje ju njoftoj se edhe një bashkëqytetar i yni nga Zhegra e ka humbur betejën më #COVID19. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes. Gjendja e përgjithshme e përballjes me pandeminë është kjo: 512 të infektuar, 334 të shëruar, 161 raste aktive, 41 pacientë të hospitalizuar dhe 40 mostra në pritje. Vdekja e 17 bashkëqytetarëve tanë duhet te jetë alarm për të gjithë. Prandaj, ju lutem shumë, respektoni masat mbrojtëse sepse virusi nuk pyet çka e kush je. Të rrëzon përtoke e të merr me vete nëse nuk ruhesh!”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat