Pse ende pa një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, cila është kërkesa e Vuçiqit

Aktuale

Pse ende pa një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, cila është kërkesa e Vuçiqit

Nga: M.H Më: 3 gusht 2020 Në ora: 08:07
Ilustrim "Bota sot"

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë mbetët ende njëra ndër temat aktuale në vendin tonë. Takimet e një pas njëshme dhe ato të cilat priten të ndodhin janë gjithmonë një fije shpresë që një ditë ky dialog do të arrijë një marrëveshje mes dy shtetëve.

Takimi i cili japi shpresë që do të ketë një zgjidhje ishte ai në Uashington i cili u anulua për shkak të aktakuzës të ngritur kundrejtë presidentit të vendit Hashim Thaçi. Mirëpo pas kësaj koordinator për këtë dialog javë më vonë emërohet Skender Hyesni i cili pritet që të takohet me Vuçiqin dhe të arrijnë një marrëveshje.

Në lidhje me këtë temë profesori dhe opinonisti Binak Maxharraj, tregon një historik të shkurtur se si ka rrodhë ngjarja që nga fillimi e deri tash. Përmend Grenellin dhe të gjithë ata ndërmjetësuesit që morën pjesë në takime mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Maxharraj, nëse nuk do të ndalonte Merkel atëhere Kosova tashmë do të ishte e shkatërruar me ndihmën e Thaçit dhe Grenell pasi edhe më vonë shokoi me një deklaratë edhe Joe Bolton.

“Në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë Richard Grenell dështoi tmerrësisht. Grenell e nisi në krye në vete dialogun midis Kosovës dhe Serbisë ne Amerikë duke e anashkaluar partneritetin me BE e sidomos me Gjermanin dhe Britanin e Madhe. Si partner ai i konsideroi vetem Kosovën dhe Serbinë, por edhe këtu bëri gabime fatale duke berë dallime midis dialoguesve duke shtuar presion te madh ndaj Kosovës,sidomos te taksa dhe reciprociteti për çka edhe u kritikua shumë nga Departameni i shtetit dhe institucionet tjera. Ky njeri e uzurpojë pa te drejtë dhe e udhëhoqi dialogun me Serbinë për shtatë vite pa asnjë sukses të theksuar. Shkonte dhe u kthente nga dialogu me duar n’xhepa bile as laps e fletore me vete nuk kishte. Bëri marrëveshje më shumë të dëmshme për Kosovën në favor të Serbisë. Nën udhëheqjen e dialogut nga Federika Mogherini dialogu gati se nuk përfundoi tragjikisht me ndarjën e Kosovës, po të mos ndalej nga e madhja mikja e jonë Angela Merkel, sepse Thaçi kishte rrëshqit shumë thellë në rrjetat mafioze ruso-serbe-sorisiane për shkatërrimin e Kosovës,sepse ishte i shantazhuar dhe i zanun rob nga Serbia duke menduar se ata do ta shpëtojnë nga Specialja. Grenell me ngulim kërkonte pajtim pa kushte me Serbinë ne dialog me çetnikun Aleksander Vuçiq. Ambasadori Grinell deklaronte se nuk dinte gjë e as që kishte parë diçka te tillë për ndarjen në Kosovës rrentë ja qiti Joe Bolton kur zbuloi hapas planin e Thaçit dhe Vuçiqit për ndarjën e Kosovës. Por kjo duhet të ndalët gjithësesi”, u shpreh Maxharraj.

Opinonisti më tej tregon edhe momentin kur anulohet takimi në Uashington për arsyje të aktakuzës së Thaçit duke e parë shenjë të mirë këtë gjë pasiqë sipas tij në këtë takim do të kishte ndarje të Kosovës mirëpo që për çudi sipas Maxharraj nuk është habitur për aktakuzën Grenelli që iu bë Thaçit. Kjo mund të jetë që mes tyre ka një miqësi të madhe e që nuk dihet pse.

Image
Binak Maxharraj

“Derisa po afrohej data 27 qershor 2020 ku në Uanshington do të mbahej takimi i radhës në të cilin do të pëlciste diçka e tmershme për Kosovën Presidenti Hashim Thaçi, thirret nga prokuroria e Gjykatës Speciale se ishte i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Dhe mirë u bë qe u ndalën dhe më këtë u mbyll dialogu midis Kosovës dhe Serbisë në SHBA dhe Ricard Grenell doli jashtë loje u dogjë politikishtë. Duhet të këtë qenë një arsye e madhe sepse kjo ambasadorit i kushtoi shterenjet humbje te karrierës. Po mirë a ishte i befasuar amabasadori Richard Grenell për këtë skandal të Hashim Thaçit kur u akuzua nga Gjykata Speciale? Me siguri se nuk ishte i befasuar, sepse ambasadori Grenell do të duhej të kishte njohje të qarta për personalitetin e Thaçit si kush ishte, se çka ishte dhe se nuk besoi se Grenell nuk e ka lexuar raportin e Din Martit dhe krejt procedurën për ngritjën e Gjykates Speciale ne Hagë. Por është çudi pse ai ka heshtë, pse ai lidhi “miqësi” të madhe me Thaçin për çfarë arsye kur e ka ditë se në raportin e Din Martit Thaçi përmendet 27 herë”, thotë opinonisti.

Në fund profesori thotë që ky dialog do të zgjasë edhe 50 vjetë pasiqë Vuçiq vazhdon të kërkoj hisen e tij në Kosovë dhe nëse nuk del dikush që të i tregoj atij që nuk do të ketë shkëmbim territoresh atëhere nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare mes dy shtetëve.

“Kurse edhe nga ana tjeter, Presidenti Hashim Thaçi i bëri te gjitha këto trambulenca shpinë e pas shpine vetëm për të shpëtuar nga Specialja por edhe pse e qiti në peshore Kosovën nuk ia arrijti edhe pse i bëri shumë lëshime në dialog Vuçiqit atij as nuk ia ndijti pse Hashim Thaçi u akuzue nga Gjykata Speciale. Vetëm ai që nuk mendon mund të thotë se do ta shpëtoi ai i cili edhe ia ka bërë kurthin. Kështu dy figurat të rëndësishme në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Richard Grenell dolën nga loja, që të dytë u dogjën politikishtë për qëndrimet e tyre jo parimore, djlallëzore. Por në dialog mbeti Aleksandër Vuçiq, i cili edhe sot e kesaj dite thotë se nuk del nga Kosova pa e marr hisën e vetë. Dhe dialogu midis Kosovës dhe Serbisë mund të zgjatë edhe 50 vjetë duke e pritë Vuçiqin të merr hisën e vetë nga Kosova. Këtë nuk mund ta bëjnë palët në dialog. Duhet të dalë dikush tjetër i fortë i cili ia ulë kokën Vuçiqit. E përderisa ai dikush tjetër nuk shfaqet nuk do të ketë përfundim të dialogut”, përfundoi profesori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat