Maralusha: Krahu i luftës dhe LDK-ja po e çojnë në humnerë Kosovën, kjo është e vetmja mënyrë e çlirimit - Bota Sot
Maralusha: Krahu i luftës dhe LDK-ja po e çojnë në humnerë Kosovën, kjo është e vetmja mënyrë e çlirimit

Aktuale

Maralusha: Krahu i luftës dhe LDK-ja po e çojnë në humnerë Kosovën, kjo është e vetmja mënyrë e çlirimit

Nga: A.Zh Më: 3 gusht 2020 Në ora: 09:20
Muharrem Maralusha

Ushtaraku shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka thënë se komandantët e luftës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, po e çojnë Kosovën drejtë një humnere të pafund.

Sipas tij, krahu i luftës dhe Kryesia e LDK-së janë bashkuar duke e krijuar një organizatë kriminale.

Maralusha ka thënë se e vetmja mënyrë për ta çliruar Kosovën, janë zgjedhjet e reja, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Maralushës në Facebook:

Komandantët e luftës e kanë vendosë me e çu Kosovën drejtë një humnerë të pa fund. Këtu unë po ashtu e marr parasysh dhe udheqësinë e tashmë të LDK'së. Krahu i luftës dhe Kryesia e LDK'së janë bashkuar duke e krijuar një organizatë kriminale. Kjo organizatë nuk e ka për qëllim me e lëshuar viktimën prej prangave të saj. E vetmja mënyrë me e çliruar këtë viktimë është me kërkuar zgjedhje të reja dhe mos me ia dhënë votën asnjërit që është sot në parlamentin (kuvendin) e Kosovës dhe që është anëtar i LDK'së/PDK'së/AAK'së dhe Nismës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat