Rreth 30 mijë qytetarë nga Kosova e kaluan fundjavën në Shqipëri, krijohen kolona në kufi - Bota Sot
Rreth 30 mijë qytetarë nga Kosova e kaluan fundjavën në Shqipëri, krijohen kolona në kufi

Aktuale

Rreth 30 mijë qytetarë nga Kosova e kaluan fundjavën në Shqipëri, krijohen kolona në kufi

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 11:28
Foto ilustrim

Gjatë fundjavës, ishin rreth 30 mijë qytetarët e Kosovës që zgjodhën të vizitojnë bregdetin në Shqipëri, me 8 mijë vetura dhe mbi 50 autobusë.

Në pikat e kalimit kufitar janë krijuar kolona për të hyrë në Kosovë, dje ishte e gjatë deri në afërsi të fshatit Morinë.

Kjo situatë me kolona të gjata në pikën kufitare të Vermicës përsëritet çdo të dielë në mbrëmje që nga fillimi i sezonit.

Një prej shkaqeve që krijohet kolonë e gjatë është matja e temperaturës për çdo pushues nga Kosova që ka qenë në bregdetin shqiptar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat