Haradinaj i uron shërim kryeministrit Hoti, kërkon veprime konkrete për rimëkëmbje

Aktuale

Haradinaj i uron shërim kryeministrit Hoti, kërkon veprime konkrete për rimëkëmbje

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 11:45
Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka uruar shërim të shpejtë kryeministrit Avdullah Hoti dhe të gjithë qytetarëve të prekur me COVID-19.

Në të njëjtën kohë ai ka kërkuar që të merren hapa konkret për rimëkëmbjen ekonomike.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe gjithë qytetarëve të prekur nga Covid-19, ju uroj shërim të shpejtë dhe rikthim në angazhimet e tyre të përditshme.

Bashkëndjej me të gjithë ata që humbën të afërmit e tyre, duke bërë thirrje tek të gjithë qytetarët që në funksion të ruajtjes së jetës njerëzore, t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

Paralelisht, Qeveria e Republikës duhet ndërmarrë veprime konkrete për rimëkëmbjen ekonomike. Mirëqenia e qytetarëve asnjëherë nuk duhet vënë në rrezik. Andaj, të veprojmë të bashkuar që ta kalojmë me sukses edhe këtë krizë që ka kapluar të gjitha shtetet e botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat