​Veliu viziton IKP-në: Synojmë një polici të besueshme dhe profesionale

Aktuale

​Veliu viziton IKP-në: Synojmë një polici të besueshme dhe profesionale

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 12:25
Agim Veliu

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, pas një vizite që ka pasur në Inspektoratin Policor të Kosovës(IKP), tha se ka ofruar mbështetje të fuqishme për këtë institucion që qytetarët e vendit dhe partnerët ndërkombëtare të kenë një polici profesionale dhe të besueshme.

Ministri Veliu po ashtu theksoi se kontributi i ministrisë të cilën e drejton do të jetë për arritjen e marrëveshjeve ndërmjet IKP-së me inspektorate të ngjashme të vendeve tjera për luftimin e krimit në mënyrë më efikase.

Veliu: IKP-ja do të mbështetet fuqishëm për luftimin e krimit

“Pata kënaqësinë që sot ta vizitojë inspektoratin policor të Kosovës ku u njoftova edhe me punën dhe me menaxhmentin, si dhe me një pjesë të stafit. Po ashtu i vizitova edhe hapësirat e punës së Inspektoratit. Unë iu premtova mbështetje u.d të kryeshefit, sepse qëllimi ynë i përbashkët është që ta kemi gjithsesi një polici profesionale, të besueshme edhe për qytetarinë Republikës së Kosovës, por edhe për partnerët tanë ndërkombëtar. Po ashtu unë do ta mbështesë inspektoratin edhe për çështje tjera që janë profesionale, me anë të trajnimeve. Po ashtu kontributi i Ministrisë do të jetë në ofrimin e Inspektoratit me vendet e tjera për sa i takon edhe marrëveshjeve ndërkombëtare që duhet t’i ketë me inspektoratet dhe policinë me vendet tjera, në mënyrë që luftimi i çfarë do forme të krimit të jetë sa më efikas”, tha Veliu.

Ndërsa, U.d kryeshef në Inspektoratin Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, tha se e kanë njoftuar ministrin për funksionimin e këtij institucioni, me aktivitetet si dhe sfidat dhe problemet që i ka IKP-ja.

Hodaj shprehi gatishmërinë për ndërmarrjen veprimeve në funksion të mbrojtës së përhapjes së Covid-19.

Hodaj: Treguam gatishmërinë për shërbimet në pandemi

“Treguam gatishmërinë e institucionit që të jemi të gatshëm që të ndërmarrim veprime edhe në funksion të pandemisë që të sigurohen qytetarët që masat e ndërmarra nga polica dhe qeveria po zbatohen në mënyrë të drejtë”, tha Hodaj.

Që prej marrjes së masave nga ana e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e përhapjes së Covid-19, edhe policia e Kosovës është në veprim për mbikëqyrjen e zbatimit të këtyre masave që prej kur janë paraqitur rastet e para më 13 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat