Reagon ashpër Rugova: Turp për Mimoza Kusarin dhe të tjerët

Aktuale

Reagon ashpër Rugova: Turp për Mimoza Kusarin dhe të tjerët

Nga: A.J Më: 3 gusht 2020 Në ora: 12:38
Naser Rugova

Pas lajmit se Avdullah Hoti është infektuar me koronavirus dhe mundesinë që ai ka mund të infektoj edhe persona të tjerë ka reaguar Mimoza Kusari-Lila ku ka kërkuar edhe dorëheqjen e tij, e kundër saj kanë ardh shumë reagime.

Edhe Naser Rugova nga LDK ka reguar në facebook për ketë duke shkruar se të bësh zhurmë pse kryeministri i vendit, që duhet të takojë ambasadorë e shtetarë të huaj, e bën testin me procedurë urgjente, dhe në të njëjtën kohë ta quash veten intelektuale është marrëzi.

Postimi plotë:

Të bësh zhurmë pse kryeministri i vendit, që duhet të takojë ambasadorë e shtetarë të huaj, e bën testin me procedurë urgjente, dhe në të njëjtën kohë ta quash veten intelektuale është marrëzi. Mimoza Kusari bashkë me shokët dhe shoqet e saj të revolucionit do donin që Kosova të ishte bashkësi lokale dhe jo shtet.

Turp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat