A u testuan personat që i pati afër Hoti? Flet këshilltari i kryeministrit

Aktuale

A u testuan personat që i pati afër Hoti? Flet këshilltari i kryeministrit

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 13:03
Kabineti i Hotit

Një ditë pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19 një pjesë e Stafit të Zyrës së Kryeministrit Hoti janë duke qëndruar në vet-izolim.

Për të kuptuar detaje më të hollësishme, media ka kontaktuar këshilltarin e kryeministrit, Xhavit Beqiri.

Beqiri ka konfirmuar se një pjesë e stafit që kanë pasur kontakt më të afërt me kryeministrin, përfshirë edhe vet atë janë duke punuar nga shtëpia, derisa pjesa tjetër janë duke vazhduar punën nga zyra.

“Disa jemi duke vazhduar punën nga zyra, disa të tjerë jemi vet-izoluar jemi duke komunikuar online, madje sot kemi komunikuar më shumë se asnjëherë tjetër meqë nuk kemi mundur të takohemi fizikisht. Disa prej ne që kemi qenë në kontakt më dinamik me kryeministrin kemi marrë sugjerim që të qëndrojmë të mbyllur disa ditë dhe të presim mos po kemi ndonjë simptomë”, ka thënë Beqiri.

Këshilltari, i cili edhe gjatë ditës së djeshme qëndroi përkrahë kryeministrit Hoti në vizitën e tij në Komunën e Dragashit ka thënë se nuk iu është nënshtruar testit.

Krejt kjo pasi që ai dhe të tjerët deri tani nuk kanë simptoma.

Madje, ai ka thënë se janë pyetur se si nuk janë duke kryer teste.

“Deri tani asnjëri prej nesh nuk kemi simptoma dhe nuk iu kemi nënshtruar testit. Kemi pasur edhe pyetje pse ende nuk ju kanë testuar – po ngadalë se ka njerëz tjerë që janë duke pritur më gjatë se ne që s’kemi simptoma”, është shprehur ai.

Mes tjerash Beqiri theksoi se agjenda e punës së kryeministrit nuk do të ndikohet nga ky rast, pasi sipas tij kanë komunikim të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat